Një rast skandaloz ku është përshirë uniforma e shtetit, ka ndodhur sot rreth orës 03:00 pas mesnate, në afërsi të një qendre tregtare në lagjen Veterniku të Prishtinës.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet se, një zyrtar i policisë së Kosovës me inicialet A. S. ( emër i njohur për redaksinë) e ka sulmuar një femër duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas sinjalizuesve që kanë njoftuar nga vendi i ngjarjes, dyshohet se viktima është e dashura e zyrtarit policor.
Në momentin e incidentit, 25 vjeçarja me inicialet E. T. ishte së bashku me shoqen e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas dëshmitarëve, në vendin e ngjarjes kishte arritur zyrtari i policisë me një veturë të tipit BMW, ngjyrë të zezë dhe pasi kishte dalë nga vetura e ka goditur viktimën duke e bërë për spital.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur ndihma e parë e cila pas kujdesit emergjent mjekësor është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës. Sipas mjekëve, gjendja e saj është stabile.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...