Franca po përgatitet sot për greva dhe protesta masive kundër reformave në pensione, të planifikuara nga presidenti Emmanuel Macron.
Transporti pritet të goditet më së keqi: fluturimet dhe udhëtimet me trena dhe autobusë do të anulohen, ndërsa pjesa më e madhe sistemit të metrosë në Paris do të ndërpritet.
Stafi i shkollave dhe spitaleve do të marrë po ashtu pjesë në protestë.
Macron planifikon një sistem “universal” të pensioneve, që do të eliminojë dhjetëra të ashtuquajtura regjime të posaçme për sektorët që shpesh u japin punëtorëve pensione më të larta ose pensione të parakohshme.
Sindikatat ankohen se reforma e tillë do të kërkojë nga miliona punëtorë që të punojnë përtej moshës së pensionit ligjor, 62 vjeç, ose do të përballen me pensione të zvogëluara.
Qeveria franceze tha se afro 250 demonstrata priten në të gjithë vendin dhe paralajmëroi se disa mund të shndërrohen në të dhunshme.
Rreth 6,000 pjesëtarë të forcave të sigurisë do të vendosen vetëm në Paris./Express
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...