Me bishtaja çiçibanozi kundër migrenës dhe diabetit

09:21 | 5 Dhjetor 2019
L G

Ndonëse është shumë afër dimri, edhe në këtë periudhë mund të kënaqemi me të mirat e natyrës dhe me artikujt e saj të shëndetshëm

Një ndër ta janë edhe bishtajat e çiçibanozit (Ceratonia siliqua), cilësia shëruese e të cilave ndihmon te shumë sëmundje. Përmbajnë hekur, magnez, kalcium, natrium, kalium…

Janë të pasura me vitaminat A, B1, B2, B3, B6, B9, C i E.

Çiçibanozi është antioksidant i fuqishëm, përdoret edhe në shërimin e diarresë, problemeve me tretjen dhe djegësirën.

Hulumtimet kanë treguar që kjo bimë mediterane ndikon në përmirësimin e nivelit të lipideve te personat me peshë tepër të madhe trupore.

Përdoret në ushqimin dietal dhe si zëvendësim i shkëlqyeshëm për çokollatën. Edhe pse ka shije ndryshe nga çokollata dhe dy të tretat më pak kalori, është shumë më e shëndetshme, andaj u rekomandohet të sëmurëve nga diabeti por edhe si terapi ndihmëse.

Është i shkëlqyeshëm kundër migrenës, nervozes dhe problemeve të tjera.

Fjala është për artikullin natyral të ëmbël, andaj me rastin e përgatitjes së ëmbëlsirave me çiçibanoz përdoret më pak sheqer se te ëmbëlsirat me kakao. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme