Meta: Falënderova Kurtin e Mustafën për ndihmën në Shqipëri, u urova edhe krijimin e Institucioneve

08:48 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta të mërkurën ka qëndruar në Kosovës.

E një ditë pas, Meta përmes një postimi në facebook ka shkruar se ka falënderuar liderin e VV-së dhe atë të LDK-së për solidaritetin e treguar pas tërmetit në Shqipëri.

Meta ka shkruar gjithashtu se i ka uruar Albin Kurtin e Isa Mustafën për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë.

“Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, ka shkruar Meta në facebook.

Ndryshe kujtojmë së Meta gjatë vizitës që pari në Kosovë u shkoi për ngushëllime edhe familjes Abazi nga Gjilani e cila humbi dy djemtë në tërmetin që goditi Shqipërinë javën që lamë pas./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme