Roli i larmishëm dhe dinamik i vullnetarizmit në promovimin e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm meriton mbështetje të fortë nga qeveritë dhe aktorët e tjerë.
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve (IVD) e mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme e KB, mbahet çdo vit në 5 Dhjetor. Kjo është parë si një shans unik që vullnetarët dhe organizatat të festojnë përpjekjet e tyre, të ndajnë vlerat e tyre dhe të promovojnë punën e tyre midis komuniteteve, organizatave joqeveritare (OJQ), agjencive të Kombeve të Bashkuara, autoriteteve qeveritare dhe sektorit privat, transmeton portali arbresh.info
Përveç mobilizimit të mijëra vullnetarëve çdo vit, programi i Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) kontribuon në paqen dhe zhvillimin duke avokuar për njohjen e vullnetarëve dhe punës me partnerë për të integruar vullnetarizmin në programin e zhvillimit. /arbresh.info/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...