Rafaela Rica, drejtuesja e “Iceberg Communications” është shpallur nga revista prestigjioze “Kongres” si njeriu i dytë më ndikues në Europë në fushën e “Eventeve Kreative dhe Agjencive të Marketingut”.
Përkrah disa emrave më të mëdhenj në Europë, Rafaela ia ka dalë që në vitin 2019 me agjensinë që ajo drejton, të renditet e dyta duke e futur kështu Shqipërinë ndër vendet më të zhvilluara dhe ndikuese në Europën Qëndrore dhe Jug-Lindore përsa i përket kësaj industrie.
Në vendin e parë është renditur Yemi A.D, kompani çeke, e cila ka zhvilluar disa nga fushatat e marketingut për kompani botërore si Coca-Cola, Mercedez-Benz, Adidas Originals, T-Mobile etj, me disa çmime ndërkombëtare ndër vite. Ndërkohë, Rafaela Rica duke u renditur e dyta, ka lënë pas agjenci nga vende të Europës dhe Ballkanit si Austria, Polonia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia etj.
Me mbi 20 vite në treg me kompaninë e saj, viti 2019 ka rezultuar edhe më i suksesshmi duke marrë një vlerësim ndërkombëtar për herë të parë për një kompani shqiptare. “Iceberg Communciations” është i njohur në Shqipëri për disa nga eventet më të rëndësishme që zhvillohen në Tiranë gjatë vitit, por edhe për dekoret tepër kreative të kryeqytetit shqiptar e më gjërë.
Kush e influencoi më shumë industrinë e eventeve në vitin 2019?
Edicioni i 5-të i Revistës “Kongres” në përzgjedhjen e “Njerëzve më me Influencë” për vitin 2019 sapo ka dalë, duke analizuar se kush e ka influencuar më shumë industrinë e eventeve kreative dhe agjencive të marketingut në Europën e Re, ashtu siç ata preferojnë ta quajnë.
Bordi i revistës “Kongres” e ka filluar këtë kompeticion të përvitshëm që në 2014, duke futur në listë vazhdimisht njerëz dhe kompani marketingu me reputacion në të gjithë Europën. Në kompeticionin e këtij viti janë listuar 185 njerëz ndikues në Europë, pasi janë analizuar projektet e gjithësecilit në vendet e respektive. Ky klasifikim është bazuar në disa kritere shumë të rrepta siç janë: Arritjet në menaxhimin më të mirë financiar, inovacion në marketing dhe projekte të implementuar në mënyrë të suksesshme, përmirësimi i reputacionit të kësaj industrie, inovacion që lehtëson organizimin e eventeve, duke përcaktuar dhe të ardhmen e kësaj industrie.
Kompeticioni është bazuar në 1273 sondazhe dhe 5559 klikime/votime. Pas kësaj, revista Kongres ka përzgjedhur njerëzit më ndikues të cilët janë votuar nga lexuesit. Revista Kongres është revista më presigjioze në fushën e agjensive të komunikimit dhe industrisë së eventeve në Europë dhe ky është viti i 5-të i këtij kompeticioni./syri/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë