Arabia Saudite po planifikon të krijojë një qytet të ri ndërkufitar, ku do të dominojnë ligjet perëndimore.
Vendi i ri do të quhet “Neom” dhe do të ngrihet pranë Detit të Kuq, raporton The Daily Mail.
Projekti madhështor kap vlerën e 400 miliardë paundëve dhe është pjesë e strategjisë së sauditëve për t’u kthyer në një qendër globale për ngjarje sportive.
Qyteti i ri do të funksionojë në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e vendit, me ligje të ndryshme për punëtorët dhe të drejtat e grave.
Gjithashtu këtu vizitorët do të kenë më shumë liri, siç është e drejta për të pirë alkool apo për t’u veshur ndryshe nga çfarë parashikojnë ligjet e rrepta të Arabisë Saudite.
Në qytetin e ri do të organizohen aktivitete të ndryshme sportive dhe njerëzit do të kenë lirinë për të bërë gjithçka që lejohet edhe në Perëndim./tsot/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...