Liverpool vendos rekord të ri

23:37 | 4 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Liverpool ka thyer rekord të ri në klub pasi ka arritur të fitojë 32 ndeshje pa pësuar humbje në Premierë Ligë.

“Reds” sot mposhtën Evertonin me rezultat 5 – 2, që njëkohësisht është rezultati më i thellë që ka ndodhur ndonjëherë mes këtyre dy skuadrave.

Me këtë fitore, kampioni i Evropës nuk ka pësuar humbje në 32 ndeshje, derisa humbja e tyre e fundit ka qenë në janar, transmeton portali arbresh.info.

Rekord tjetër në klub ka thyer trajneri Jurgen Klopp, i cili ka arritur të fitojë 100 ndeshje brenda 159 ndeshjeve, derisa përqindja në fitore është 63.

Në Premierë Ligë, Arsenali është klubi i cili ka më së shumti ndeshje pa pësuar humbje.

“Topçinjtë” nën urdhrat e Arsene Wenger nuk pësuan humbje në 49 ndeshje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme