Shtatë ditë qeveria e Zaevit të amnistuar e joshë opinionin me temë të sajuar që kishte për qëllim të mbulojë mossukseset e tyre në ekonomi, korrupsion, gjyqësi, mjedis jetësor, shëndetësi, ndërsa qytetarët të merren me diçka që ka qenë ose nuk ka qenë para tre, pesë ose 25 vitesh, ka deklaruar sot në pres konferencë deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.
Konsideron se që absurdi të jetë më i madh, siç tha, “ky analfabetizëm juridik i Qeverisë ka përfunduar me Komisionin për çështje ligjvënëse- juridike, ku shumica qeveritare LSDM dhe BDI të cilët sollën konkluzë se nuk ka nevojë për interpretim autentik të nenit 11, pasi një nen i tillë, siç tha Milloshoski, nuk ekziston.
“Pse është epilogu i këtillë i LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit, pasi në moment të fundit u bënë të vetëdijshëm se opozita nuk do të sillet në mënyrë që do t’i mundësojë ata të kenë justifikime, pasi kuptuan se nëse Komisioni dhe Kuvendi sjellin mendim autentik dhe interpretim se neni 11 i Ligjit për amnisti nuk ekziston, ai me automatizëm do të duhet të bëhet pjesë përbërëse, ose të fshihet nga Ligji për falje e vitit 1993 e këndej. Dhe kjo do të thotë se politikani i vetëm, shfrytëzues i nenit 11 të Ligjit për falje, kryeministri Zaev, nuk do të kishte falje dhe rasti “Global” i vitit 2008 do të duhej përsëri të hapet”, ka thënë Milloshoski.
Ai ka shtuar se Qeveria dhe shumica parlamentare nuk kanë koordinim të mirë dhe me këtë Qeveri siç tha, “jo vetëm qytetarët, por edhe i tërë sistemi politik jeton në një pasiguri juridike”.
“Pas një fiasko dhe konfuzioni të tillë konsiderojmë se LSDM dhe i amnistuari Zaev është me interes të përgjigjen në pyetjet që nuk janë të këndshme- pse Zaev nuk pranon iniciativë të sillet ligj ku politikanët e amnistuar nuk do të mund në të ardhmen të merren me politikë ose kryerje të aktivitetit publik…”, ka pyetur Milloshoski.
Në pyetjen pse e kanë përkrahur, nëse nuk pajtohen me propozim- vendimin e Komisionit, ka thënë se nuk kanë dashur në asnjë mënyrë të japin çfarëdo justifikimi Zaevit që të thotë se sot për qytetarët janë më me rëndësi ngjarjet para tre, katër ose dhjetë vitesh.
“Më së miri është e atyre të cilët krijojnë tema artificiale dhe kësi kurthe për mashtrim të qytetarëve të lejojnë të kuptojnë kurthin që vetë e kanë krijuar. Kjo temë artificiale për ekzistim ose joekzistim të nenit 11 për amnisti të dikujt ose hapje të temave të vjetra prej tre, pesë ose dhjetë vitesh ka qenë temë që Qeveria kryeministrit të amnistuar Zaev e hapi që të mbulojë paaftësinë e tij duke shpresuar se OBRM-PDUKM do të hyjë në ndonjë betejë procedurale, të mbrojë dikë ose diçka, apo Zaev ta mbrojë dikë nga diçka./koha.mk
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...