Kur mendoni për vitaminat që janë të rëndësishme për shëndetin, sigurisht nuk u shkon mendja te vitamina K.
“Të rriturit, sidomos burrat e moshuar, e konsumojnë shumë pak vitaminën K”, thotë Sarah Booth, drejtoreshë e Laboratorit të Vitaminës K, në Univerisitetin e Bostonit, transmeton portali arbresh.info
Studimet theksojnë se mungesa e vitaminës K është e lidhur me moshën, sikurse është shëndeti i zemrës dhe lëvizja.
Në një studim të vitit 2015, personat 65 vjeç e më të vjetër që konsumuan vitaminën K, kanë performuar shumë më mirë në testet e njohurisë sesa moshatarët e tyre që e konsumonin më pak.
“Vitamina K është e rëndëisishme sepse është e përfshirë në koagulimin e gjakut”, thotë Geoffrey Barnes, kardilog në SHBA.
Sipas tij vitamina K ka një rol të rëndësishëm edhe një mbajtjen e indieve dhe forcimin e tyre.
Vitamina K ndodhet te ushqimet e gjelbërta, si brokoli, spinaqi, asparagji, kivi, avodado, lakra, e verdha e vezës, fasulja dhe ushqimet e fermentuara.
Vitamina K parandalon mpikjen e gjakut, prandaj te njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës sugjerohet të merret vazhdimisht./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte