Sot kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencë për shtypi bëri të ditur se partia e tij si subjekt politik kërkon ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin në NATO të bëhet në seancën plenare të 11 dhjetorit.
E gjithë kjo ka për qëllim që mos shfrytëzohet si arsyetim për shtyerje të zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot është momenti që t’i bëj apel qeverisë dhe të gjitha partive politike se përkrahja e një iniciativë të tillë, nuk do të ishte hera e parë. Sepse ka precedentë. Ka pasur edhe raste të ngjashme që nuk ka pasur nevojë ta votojnë të gjitha vendet, si rasti i Malit të Zi ku kuvendi e votoi protokollin pa kaluar në të gjitha vendet anëtare të NATO-s, pra mjafton ta votojmë ne”, tha Sela.
Kreu i ASH-së theksoi se përveç rastit të Malit të Zi, kemi edhe precedent të brendshëm duke e përmendur rastin me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, para se i njëjti të ratifikohet në Greqi.
Sela gjithashtu potencoi se ky moment nuk duhet assesi të përdoret si shkas për shtyrje të zgjedhjeve, prandaj u bëri thirrje të gjitha partive politike që të mbështesin një iniciativë të tillë.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut