Google ADS

Spanja vazhdon misionin e mbrojtjes raketore në Turqi

19:38 | 4 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njoftoi se vendi i tij do ta vazhdojë praninë në misionin e mbrojtjes raketore të NATO-s në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministria e Spanjës njoftoi në një deklaratë se gjatë samitit të NATO-s, vendet anëtare të aleancës i kanë dhënë pëlqim zotimit të Spanjës për ta vazhduar praninë e sistemit të mbrojtjes raketore në Turqi deri në fund të vitit 2020.

Ndryshe, në vitin 2015 Spanja mori përsipër nga Holanda misionin në lidhje me sistemin e mbrojtjes raketore të vendosur në Adana të Turqisë në mbështetje të përpjekjeve të NATO-s për mbrojtjen e Turqisë nga rreziqet.

Ministria e Mbrojtjes e Spanjës, pas përfundimit të katër viteve, e kishte vazhduar deri në fund të vitit 2019 misionin në Adana.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme