Sot paradite në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj të pandehurit Zoran Gjokiq nga Peja.
Gjokiq sot është përballur me fjalën fillestare të Prokurorisë dhe avokatit Kujtim Kërveshi i cili përfaqëson në mënyrë vullnetare viktimat e lagjes Kristal të Pejës të rastit të datës 29 Mars 1999.
Avokati Kërveshi sot ka dorëzuar një kërkesë me shkrim për dëgjimin e dëshmitarëve shtesë të cilët mbrojtja e të dëmtuarve i ka siguruar e të cilët sipas mbrojtjes, besohet se e mbështesin aktakuzën e Prokurorisë Speciale dhe të njëjtit do vërtetojnë se alibi e të pandehurit është gënjeshtër për tu mbrojtur.
Këta dëshmitarë të propozuar nga Avokati Kujtim Kërveshi kanë njohuri të sakta se çfarë ka ndodhur në lagjen ‘Kristal’ të Pejës me atë datë (29 Mars 1999) si dhe kanë njohuri precize edhe për veprimet e të pandehurit Zoran Gjokiq në atë lagje edhe përtej këtij momenti.
‘RADIO 1’ mëson se dëshminë do ta vazhdoj e dëmtuara dhe dëshmitarja Mihrije Zeqiraj të cilën forcat serbe në mëngjesin e datës 29 mars 1999, fillimisht e ndanë atë dhe fëmijët e saj nga bashkëshorti tani i ndjerë, më pas i morën gjitha paratë që kishte bashkëshorti dhe ajo … tutje i vranë të njëjtin (bashkëshortin) e pasi i ndanë tre burra nga të gjitha familjet e asaj rrugice në lagjen ‘Kristal të Pejës, dy nga ata, para se ti qëllonin i vendosën në një oborr të shtëpisë dhe njeri nga ta (i dyshuari) qëlloi dy shqiptarë të pa armatosur brenda oborrit, pra bashkëshortin e dëshmitares/të dëmtuarës Zeqiraj dhe fqinjin z.Berisha tani të ndjerë.
Sipas burimeve të ‘RADIO 1’, i njëjti është parë duke lëvizur edhe tek BT ‘Rrokaqielli’ në Pejë gjatë muajve Mars-Prill 1999.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen