Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka refuzuar të flas për spekulimet lidhur me sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
Sancho pritet të largohet në afatin dimëror dhe është i kërkuar nga shumë gjigantë evropian.
Anglezi po qëndron në stol te Dortmund, gjë që ka shkaktuar të këtë pakënaqësi, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona, Real Madrid, Manchester United dhe Liverpool po shihen si destinacioni i ardhshëm për Sancho.
Mirëpo, tekniku gjerman ka refuzuar të flas për këto spekulime duke thënë se nuk e di kush po flet për këtë transferim.
“Është lojtar shumë i mirë. Nuk e di nga po vinë këto spekulime, mirëpo nuk janë prej neve sepse kurrë nuk kemi biseduar për këtë gjë”
“Nëse do të përfshihemi, askush nuk do ta dijë këtë gjë. Nuk kam asgjë për të thënë. E di si duket, mirëpo nuk mund ta ndryshoj. Nuk kam asgjë për të thënë”
Liverpool sot do të luajë kundër Everton, ndeshje që zhvillohet në “Anfield” dhe fillon në ora 21:15./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?