Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot realizoi takim me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Në takim me kryeministrin kanadez, kur morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov u përshëndet anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, si rezultat i reformave të suksesshme që erdhën si pasojë e kthimit të demokracisë në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryeministrat Zaev dhe Trudeau gjatë bisedimeve afirmuan përcaktimin e dy vendeve për të ndërtuar marrëdhënie më të mira miqësore, tani edhe si aleatë në NATO.
Ata potencuan se do të angazhohen në përforcimin e lidhjeve ekonomike dhe promovim të mundësive për investime për kompanitë nga Kandata.
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së