Google ADS

Inter – Juventus, vazhdon gara për mbrojtësin e Chelseas

17:10 | 4 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Chelsea ka treguar çmimin për mbrojtësin e krahut, Emerson Palmieri, i cili po kërkohet nga Inter dhe Juventus.

Sipas Calciomercato, “Blutë” për 25-vjeçarin dëshirojnë se paku 30 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Të dy gjigantët italian janë duke garuar për titullin e Seria A dhe besojnë se Emerson do të jetë një forcim i madh në skuadër, andaj duan transferimin e tij në afatin dimëror.


Këtë sezon lojtari ka bërë 11 paraqitje për gjigantin anglez, derisa kontrata e tij skadon në vitin 2022.

Në fillim të sezonit, Emerson u lëndua mirëpo është shëruar dhe sot (e mërkurë) pritet të luajë kundër Aston Villas./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme