Google ADS

Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është hap pozitiv për gjithë rajonin

16:45 | 4 Dhjetor 2019
L G

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti pjesëmarrjen e delegacionit të Maqedonisë në Samitin e sotëm të NATO-s në Londër dhe tha se anëtarësimi i vendit është hap pozitiv për gjithë rajonin.

“Sot përshëndesim ngrohtësisht Maqedoninë e Veriut”, tha Stoltenberg në konferencën për shtyp pas përfundimit të Samitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se anëtarësimi i vendit është shenjë se dyert e Aleancës mbesin të hapura edhe për vendet tjera.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut nuk është i mirë vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin”, tha Stoltenberg.

Ndryshe, Maqedonia sot mori pjesë në Samitin e NATO-s edhe pse ende nuk është anëtare e NATO-s.

Delegacionin e Maqedonisë në Samitin e NATO-s e udhëhoqi kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në përbërje të këtij komisioni ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov./Telegrafi/

Të ngjashme