Google ADS

No Time to Die: Publikohet trajleri zyrtar për filmin përfundimtar të James Bond

15:25 | 4 Dhjetor 2019
A. B.

Pamjet e para për “No Time To Die” kanë dalë në internet, përpara se fansat të marrin një vështrim më të plotë në daljen përfundimtare të Daniel Craig si James Bond më vonë këtë javë.

Traileri zyrtar sapo është publikuar, kjo video e cila ofron pamje të të gjithë përbërësve të një filmi klasik ‘Bond’, shkruan The Independent, përcjell portali arbresh.info

Lajmi vjen pasi Craig konfirmoi zyrtarisht se ai do të largohet nga filmi ikonik, pasi ka kapërcyer Roger Moore si Bondin më të gjatë të shërbimit në histori.

“Bondi është kthyer. Traileri i No Time to Die u publikua”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bond të publikuar në rrjetin social, Twitter.

Kur u pyetën nëse në të ardhmen do ishte si drejtor i Bondit, ai tha: “Për hir të Zotit, jo. Dua të kthehem në shtëpi, të ha diçka dhe pastaj të shkoj në shtrat. Nëse jeni drejtor, atëherë natën jeni akoma me prodhuesit, skenaristët, në telefon. Dhe pastaj pas dy orësh gjumë, ju duhet të ktheheni përsëri në grup. Jo faleminderit”.

“No Time to Die” do të dalë në kinema më 3 prill 2020, me regji nga Cory Joji Fukunaga. Krijuesi i Fleabag, Phoebe Waller-Bridge gjithashtu ka punuar në skenarin e filmit, pasi ajo u soll për të modernizuar spiunin ikonik. /arbresh.info/

 

“Bond… James Bond” – The first trailer for #NoTimeToDie is here! In cinemas April 2020 #Bond25 #BondJamesBond pic.twitter.com/Xo1pSYHgbc

— James Bond (@007) December 4, 2019

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme