Brilanca e Messit duket se nuk ka afat skadimi. Ai e fitoi Topin e Artë për herë të parë në vitin 2009 dhe tani, dhjetë vjet më vonë, ai u shpërblye me këtë çmim për të gjashtën herë.
Një dekadë erdhi e shkoi dhe Lionel Messi ende mbetet ndër futbollistët më të mirë në botë, duke bërë që tifozët të mbesin duke menduar se edhe sa do ta shohin të preferuarin e tyre në këtë formë, shkruan Marca.
Disa tifozë pretendojnë se ditët më të mirë të Messit tashmë janë në të kaluarën, por pastaj argjentinasi ia siguron fitoren Barcelonë me paraqitjet e tij vendimtare si ajo kundër Atletico Madridit të dielën dhe kritikët heshtin sërish.
Niveli i paraqitjeve të tij ka qenë mbresëlënës ndër vite, por Messi ka lënë të kuptohet se ai mund të vazhdojë edhe më tutje.
Vitet e 30-ta të Maradonës
Në vitet e 30-ta të jetës së tij, forma e tij filloi të binte dukshëm, megjithatë ai veçse e kishte fituar cilësimin si “Zot” në Argjentinë.
Në anën tjetër, rënia e formës të Johan Cruyffin filloi qysh në moshën 27-vjeçare të tij, pasi ai u shpërblye me Topin e Artë.
Pele, nga një tjetër galaksi
Pele e vazhdoi karrierën për më gjatë. Ai e fitoi titullin e Kupës së Botës për herë të parë në moshën 18-vjeçare, në vitin 1958. 12 vjet më vonë ai e fitoi këtë trofe për herë të tretë dhe pastaj filloi t’i binte forma.
Megjithatë, vitet e pensionimit ndryshojnë në sportet e tjera. Michael Jordan priti deri sa i mbushi 28 vjet për titullin e tij të parë të NBA, ndërsa titullin e fundit e fitoi në moshën 35-vjeçar.
Ndërsa, Roger Federeri 38-vjeçar, Rafael Nadali 33-vjeçar dhe Novak Djokovici 32-vjeçar janë ende liderë në botën e tenisit. /Gazeta Express/
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...