Tërmeti që goditi rëndë Shqipërinë, solli një solidarizim nga vende të ndryshme anembanë botës, e sidomos nga vendet partnere të Shqipërisë. Së fundmi, edhe Bundestagu gjerman ka shprehur mbështetjen e tij në këtë kohë të vështirë për vendin tonë.
Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, në legjislaturën e fundit, Gesine Lotzsch, ka deklaruar se do të shikohet së shpejti mundësia e një ndihme financiare nga buxheti gjerman për të prekurit nga tërmeti në vendin tonë.
“Një tjetër mike e mirë e Shqipërisë të cilën patëm rast ta takonim këtu në Bundestag, parlamentin gjerman, Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, në legjislaturën e fundit, Gesine Lotzsch, e cila na premtoi se do të bënte çdo përpjekje që nga buxheti i shtetit të saj të mund të na akordohej një ndihmë e plotë, për të gjithë të prekurit nga tërmeti”, shprehet deputetja Ermonela Felaj.
Ajo shton se e gjithë kjo mbështetje e bën edhe më përgjegjëse qeverinë në përballimin e situatës dhe të pasojave të saj.
“Solidaritetin po e konstatojmë gjithandej dhe kjo duhet të na bëjë sigurisht më përgjegjës në gjithë punën që është duke u kryer për përballimin e pasojave, punë e cila duhet të përmbyllet përveçse me sukses”, deklaroi Felaj./Tch
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...