Tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit, u shoqërua me shumë pasoja. Shumë familje mbetën në qiell të hapur pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga lëkundjet e forta. Fatmirësisht, shqiptarët, e jo vetëm, kanë treguar një ndjenjë të madhe humaniteti duke ofruar ndihmën e tyre që kjo situatë e vështirë të lehtësohet sadopak.
Moderatorja e njohur Arbana Osmani, së fundmi ka njoftuar se dhe stafi i emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, që rinis në Janar, po bën më të mirën për të ndihmuar. Ajo ka treguar se janë duke e parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen familjet e prekura nga tërmeti, dhe me nisjen e emisionit do të mundohen të bëjnë të lumtura disa prej tyre, transmeton xing.
“Stafi i ‘Dua të të bëj të lumtur’ është duke takuar prej ditësh nga afër, të prekurit nga tërmeti, të cilët janë strehuar në hotele dhe ambiente të tjera. Jemi duke dëgjuar dhe parë nga afër gjithcka për të cilën kanë nevojë duke shpresuar që me nisjen e programit në Janar, të mund të bëjmë sado pak të lumtur disa prej tyre’, ka shkruar Arbana në një postim të bërë në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B5m_ZVOAxO_/?utm_source=ig_embed
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...