Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Pejë.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra i cili ka thënë se personi i plagosur ka qenë duke qarkulluar në rrugë kur është gjuajtur me armë zjarri nga një automjet.
Ai ka thënë se plaga të cilën e ka marrë nuk përbën rrezik ndërsa ai ka shtuar se njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë filluar hetimet dhe janë në kërkim të personit apo personave të dyshuar.
“Në ora 19:33 Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit rajonal Pejë se në këtë repart është paraqitur i plagosur nga arma e zjarrit një person m/k/sh lindur me 1988, Policia ka shkuar në spital për tu njoftuar me detaje rreth ngjarjes nga viktima e lartcekur. Rasti ka ndodhur në Rrg. Xhevat Begolli diku rreth orës 19:20 me ç’rast personi i plagosur ka qenë duke qarkulluar në atë rrugë dhe nga një e shtënë më armë zjarri nga një automjet ka pësuar plagë menjëherë është dërgu në spitalin rajonal dhe ju ka dhënë ndihma mjekësore nga mjekët.
Sipas mjekëve plaga të cilën e ka marr nuk përbën rrezik për jetën e tij dhe njësitet relevante të Policisë së Kosovës menjëherë kanë shtrirë hetimet edhe në vendin e ngjarjes poashtu janë në kërkim të personit apo personave të dyshuar meqë kanë disa pista që janë duke u hetuar pista hetimi.
Gjitha veprimet janë të koordinuara me prokurorin e shtetit”, ka thënë Ibra./arbresh.info
Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në rrugën Prish...
Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova ...
Osmani takon Sheikha Moza bint Nasser, diskutojnë për bashkë...
Shefja e UNMIK-ut e quan “incident” sulmin në Ba...
Prokurorë nga SHBA vizituan institucionin e Prokurorit të Sh...
Deklarata e Haxhiut për pronën në Veternik, reagon PSRK: Dek...