Konjufca: Koalicioni nuk u bë sepse LDK’ja e kushtëzoi marrëveshjen me postin e presidentit

21:32 | 3 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ndodhi sepse kjo e fundit e kushtëzoi marrëveshjen me postin e presidentit.

“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen me pozitën e Presidentit”, është shprehur Konjufca në Pressing.

Tutje, Konjufca tha se VV’ja nuk e priste këtë kushtëzim.

“Ne nuk e kemi pritur këtë gjë sepse siç e dini ju, këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje parlamentare dhe pas konstituimit del qeveria nga Kuvendi dhe pozita e presidentit është diçka krejt tjetër”, ka thënë Konjufca.

“Pozita e presidentit është krejtësisht e pavarur”, shtoi Konjufca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme