Eksperti i arsimit nga radhët e LDK-së, Xhavit Rexhaj, ka thënë se është synim i LDK-së që në koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje të marrin Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Këto deklarata Rexhaj i ka dhënë në një intervistë në FRONTAL të T7, i pyetur edhe nëse do të jetë ministër i Arsimit, meqë për një gjë të tillë është folur mjaft shumë në publik.
“Është orientim i yni që LDK ta ketë ministrinë e Arsimit. Programi që e kemi bërë gjatë fushatës është shumë real dhe shumë i realizueshëm”, ka thënë Rexhaj.
Sipas tij përveç kësaj është shumë e rëndësishme se a do të jetë prioritet dhe a do të trajtohet arsimi në mënyrën e duhur.
“Po aq e rëndësishme se a e merr LDK arsimin, është që a do ta marrë arsimi trajtimin e duhur”, ka shtuar tutje.
E se Rexhaj është i duhur për ministër e thotë edhe një ish-anëtar i PDK’së, ish-ministri Arsim Bajrami. Por ky i fundit thotë se do ta ketë shumë të vështirë nëse Rexhaj do të zgjidhet ministër i Arsimit, duke i përmendur sfidat e mëdha.
“Shpresoj që Xhaviti të bëhet ministër i Arsimit. Por nëse bëhet duhet t’i them që nuk do ta ketë shumë të lehtë. Nuk do të jetë i suksesshëm nëse nuk do të ketë përkrahje shoqërore”, ka thënë ish-ministri Bajrami.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...