Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjitha veprimet e nevojshme janë marrë pas tërmetit të 26 Nëntorit në Shqipëri që la të vdekur 51 persona dhe më shumë se 600 të lënduar.
Ai tha se të gjitha procedurat janë kryer në kohë rekorde.
“Në kohë rekord janë dërguar ushtria, policia dhe njësitet tjera emergjente që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Kemi ngritur kapacitet për mbledhjen e ndihmave”, tha Haradinaj në Klan Kosova.
“Në fillim të zhvendosurit janë pranuar në familje. Pastaj Kosova ka ofruar hotele dhe kapacitet të ndryshme e së fundmi edhe parku inovativ në Prizren, pastaj shkollat dhe infrastrukturat tjera. Kanë filluar edhe identifikimet e qytetarëve të zhvendosur të Shqipërisë në Kosovë. 1295 persona janë të identifikuar por ka edhe të tjerë”.
“Kemi një mobilizim dhe një gjendje të kujdestarisë gjithë kohën. Falënderoj Prizrenin dhe Haskukën, të gjitha organizatat që kanë dhënë përkrahje. Ka pasur kontribut vullnetar shumë, por këto janë detyra shtetërore, ne kemi programe për identifikim, akomodim , për kontrolle mjekësore e shumë të tjera. S’ka dilema që qytetarët e Kosovës e kanë llogaritur si ta kishim familje, kjo është reflektim. Dua ta falënderoj ushtrinë, FSK-në, policinë e të gjitha njësitet tjera, qytetarët e shumtë, megjithatë duhet të evitojmë situatat kaotike, improvizuese. Unë kam qenë në Prizren, kam qenë edhe në Durrës. Ne jemi marrë me këto tema edhe sot kam punuar me këto tema, me palë të ndryshme sepse janë serioze”.
Ndër të tjerash, Kryeministri në detyrë tha se nuk kishte arritur të komunikonte me Ramën edhe pse kishte provuar.
“Kam provuar të kontaktoj me Ramën por s’kam arritur të takohem me të. Me Metën kam komunikim të vazhdueshëm, në këto momente nuk vlejnë ato që kemi në tema tjera. Kam qenë dhe do të mbetem gjithë jetën kundër ndarjes së Kosovës, por kjo ka qenë një situatë tjetër”.
Ndër të tjerash, Haradinaj tha se nuk do ta refuzonte takimin me Ramën sepse në të tilla raste, nuk bëhet politikë.
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...