Kryeministri Zoran Zaev i pyetur për bllokimin e presidentit francez, Emanuel Makron, në tetor, për negociatat e BE-së me Maqedoninë e Veriut përsëriti se ky vendim ka shkaktuar zhgënjim të madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Zaevi këtë e deklaroi në suaza të Konferencës “NATO po angazhohet”, në margjinat e Samitit të liderëve të NATO-s i cili po mbahet nesër në Londër, transmeton MIA.
“Kjo ishte padrejtësi e madhe për ne, ne jemi kandidatë për në BE pesëmbëdhjetë vjet, të gjitha 28 vendet-anëtare konfirmuan në Këshillin e BE-së se i kemi përmbushur reformat, gjetëm zgjidhje me Greqinë dhe Bullgarinë, e ndryshuam emrin tonë kushtetues dhe vendimi se BE-së i nevojitet më shumë kohë është shumë destabilizues për ne, shumë ishin të zhgënjyer, por ne vazhdojmë me reformat dhe se shpresoj se ky gabim do të korrigjohet shumë shpejt”, deklaroi Zoran Zaevi.
Ai i shprehu falënderim Polonisë dhe vendeve të tjera nga Grupi i Vishegradit për mbështetjen e tyre në rrufën e reformave drejt BE-së dhe NATO-s.
“Polonia është njëra ndër vendet e cila më shumë na ka mbështetur t’i zgjedhim jo vetëm kontestet dypalëshe, por edhe të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë dhe Greqinë, një politikë e tillë nga të gjitha vendet e Grupit të Vishegradit është një shembull i mirë për ne, ata e ndanë përvojën e tyre me ne”, deklaroi kryeministri në Londër.
Kryeministri Zaev me ministrat Shekerinska dhe Dimitrov dhe zëvendëskryeministrin Osmani merr pjesë në Samitin e liderëve të vendeve-anëtare të NATO-s i cili formalisht mbahet nesër. Në margjinat sot mbahen takime dypalëshe si dhe konferenca “NATO po angazhohet”.
Aleanca Veriatlantike sivjet e shënon shtatëmbëdhjetë vjetorin e ekzistimit të saj në kontekst të mospajtimeve të thella midis Turqisë, Francës dhe SHBA-së.
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...