Një pensionist japonez u arrestua pasi kishte telefonuar 24 000 herë në dy vjet shërbimin e klientit të operatorit të tij telefonik, me motivin që kjo shoqëri nuk kishte respektuar kontratën e tij, sipas policisë dhe medias lokale, transmeton ATSH njoftimin.
“Ky person, 71 vjeç, u arrestua javën e kaluar pasi bëri më shumë se 400 telefonata në një javë në një shërbim klientele të operatorit telefonik KDDI”, theksoi sot një zëdhënës i policisë së Tokios.
“Ai kërkonte që punonjësit e KDDI të shkonin tek ai për t’i kërkuar falje për shkeljen e kontratës”, shtoi zëdhënësi.
“Personi u arrestua për pengim të një aktiviteti tregtar normal”, gjithmonë sipas këtij zëdhënësi/AFP.
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji