Pochettino tradhton fansat e Tottenham, hap bisedimet me Arsnalin

14:19 | 3 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Mauricio Pochettino ka filluar bisedimet me Arsenalin, pavarësisht që ka kaluar pesë vite në stolin e Tottenham.

Pochettino u shkarkua nga Spurs, derisa në vendin e tij u emërua Jose Mourinho, ky i fundit brenda një kohe të shkurtër ka arritur të fitojë besimin e klubit, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Manchester Evening News, tekniku argjentinas është i lidhur me një numër të madh të klubeve, ndër to është edhe Manchester United me Arsenal.

Unai Emery u shkarkua nga stoli i “Topçinjve” javën e kaluar dhe Pochettino po shihet si zëvendësimi adekuat.

Për momentin në krye të Arsenalit është Freddie Ljungberg, mirëpo mund të largohet nëse nuk arrin rezultat pozitive në ndeshjet e radhës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme