Rikthehet kënga e Capital T në YouTube

11:33 | 3 Dhjetor 2019
L G

Kënga e re “Akull” nga rep-artisti i mirënjohur, Capital T, pak ditë pas publikimit ishte fshirë nga YouTube.

Kjo meqë ai ka përdorur motive indiane, një pjesë e këngës është e shkëputur nga “Galliyan”, kolonë zanore e filmit të famshëm të BollyWood-it “Ek Villain”.

Ndërsa sot artisti njoftoi se kjo këngë është rikthyer në YouTube.

Projekti “Akull” i Capital T është publikuar më 23 nëntor. Tekstin e këngës “Akull” e ka shkruar Capital T, muzikën e ka bërë BO Beatz dhe Cano Milano, mix/masterin Lorenc Alija, kurse videoklipin Imagine Films./21Media

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme