Google ADS

Bayern i ofron kontratë të re yllit të skuadrës

11:29 | 3 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Bayern Munich i ka ofruar kontratë të re veteranit të skuadrës, David Alaba.

Austriakut i kanë mbetur vetëm 19 muaj kontratë me gjigantin gjerman, transmeton portali arbresh.info.

“Bavarezët” i kanë ofruar kontratë të re Alaba, kontratë e cila do ta mbajë në “Allianz Arena” për një kohë më të gjatë se vera e vitit 2021.

Alaba gjatë afatit veror ishte i lidhur me një kalim te Manchester United ose Barcelonë, mirëpo në fund vendosi t’i qëndrojë besnik klubit.

Austriaku i është bashkuar Bayernit në vitin 2008 dhe ka qenë në formacionin e parë në 357 ndeshje duke shënuar 30 gola dhe kontribuar me 46 asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme