Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se vendi i tij nuk do ta miratojë planin e NATO-s për t’i mbrojtur vendet baltike dhe Poloninë, nëse shtetet anëtare nuk e përkrahin planin për njohjen e forcave kurde si grup terrorist.
Ky kërcënim i vë në pah sfidat në rritje të organizatës që nga përkrahësit cilësohet si më e suksesshmja në fushën ushtarake. Përfaqësuesit e vendeve anëtare do të takohen sot dhe nesër në Londër për t’i diskutuar problemet dhe sfidat e aleancës dhe të ardhmen politike të saj.
Qëndrimi i Turqisë është vetëm njëra nga pikat që po e vënë në dyshim të ardhmen politike të NATO-s, e cila muajin e kaluar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, u cilësua si organizatë me tru të vdekur.
Erdogan-i, i cili i ka tensionuar marrëdhëniet me vendet anëtare të NATO-s për shkak të blerjes së sistemit raketor rus, kërcënoi se do ta bllokojë planin e aleancës për ta mbrojtur Baltikun dhe Poloninë, nëse Turqia nuk merr më shumë përkrahje nga kjo organizatë për të luftuar kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë.
“Ne mund të bashkohemi me kënaqësi dhe të bisedojmë për këto çështje atje, por nëse miqtë tanë në NATO nuk i cilësojnë organizata terroriste ato që ne i konsiderojmë të tilla, atëherë ne do të dalim kundër çfarëdo hapi që do të merret atje”, tha presidenti Erdogan para nisjes për në Londër.
Ndaj kësaj deklarate reagoi sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, i cili i bëri thirrje Turqisë që ta shmangë bllokimin e planit për Baltikun, duke thënë: “Jo të gjithë i shohin kërcënimet që i shohin ata”, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...