Google ADS

Me ndihmën e qytetarëve, arrestohet personi i kërkuar nga Policia e Kosovës

10:54 | 3 Dhjetor 2019
L G

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për pesë (5) raste të veprave penale.

Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 18.10.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar TIM ( Deli) Kajtazi, i cili kërkohej për: dy raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,  një rast për veprën penale “Dhunë në familje”, një rast për veprën penale “ Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 02.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit./arbresh.info

             

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme