Mbretëresha Elizabeth do të presë krerët e shteteve dhe qeverive në Pallatin Buckingham ku do të shënojë 70 vjetorin e Aleancës.
Liderët e NATO-s sot do të takohen në Londër për të shënuar 70 vjetorin e Aleancës, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbretëresha Elizabeth do të presë krerët e shteteve dhe qeverive në Pallatin Buckingham ku do të shënojë 70 vjetorin e Aleancës.
Liderët më pas do të priten nga kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson në 10 Downing Street për një darkë.
Udhëheqësit e 29 vendeve anëtare të NATO-s përfshirë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, presidentin e SHBA-ve Donald Trump, kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Johnson, kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau marrin pjesë në samitin.
Liderët do të “adresojnë çështjet aktuale të sigurisë dhe do të marrin vendime për të siguruar që NATO të mbetet e përshtatshme për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e NATO-s të martën.
“Ata pritet të bien dakord për një numër masash, përfshirë përmirësime të mëtejshme të gatishmërisë së forcave aleate, njohjen e hapësirës si një fushë operative dhe përditësimin e planit të veprimit të NATO-s kundër terrorizmit”, thuhet në deklaratë.
“Liderët po ashtu duhet të kenë diskutim strategjik për Rusinë, të ardhmen e kontrollit të armëve, si dhe rritjen e Kinës”, shtohet më tej.
Erdogan për në Londër u nis të martën herët dhe do të zhvillojë samitin e kuartetit të Sirisë me Macron, Merkel dhe Johnson në 10 Doëning Street më vonë gjatë ditës.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...