Përtej ndasive politike, duket se në tragjedinë që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit nuk ka dallime! Të asnjë natyre! As ato politike, kulturore, ekonomike, të gjitha janë bërë 0, përpara solidaritetit të pashoq dhe ndihmës që edhe në këto momente po vjen nga të katërt anët e botës për vendin tonë.
Këtë herë, është radha e Miss Serbisë, Irina Jovanka! Duket se prej ditës së parë që ajo ka mësuar për katastrofën natyrore që goditi Shqipërinë, bukuroshja nga Serbia është treguar e gatshme dhe ka fluturuar drejt vendit tonë për të dhënë ndihmën e saj direkte, pranë të prekurve nga tërmeti. Irina tregoi eksperiencën e saj jetësore pranë të lënduarve në Durrës, Laç dhe Vorë.
Irina u shpreh se nuk ka në dispozicion shumë para, por me protagonizmin e saj mund të sensibilizojë mjaftueshëm njerëz që të ndihmojnë Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë moment të vështirë për të gjithë!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...