Google ADS

Momenti kur qindra qytetarë vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar plumbave, pasi dëgjojnë të shtënat në New Orleans

10:08 | 3 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur turma e qytetarëve vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar vdekjes, kur dëgjojnë të shtënat e armëve që ndodhin në New Orleans ku mbetën të lënduar 10 persona.

Të shtënat ndodhën në rrugën Canal në orët e para të mëngjesit të dielës, duke bërë kështu që të krijohet një situatë kaotike, ku qindra kalimtarë rasti fillojnë të vrapojnë për t’i shpëtuar plumbave.

A person inside McDonalds looks out where the NOPD investigates the scene on the 700 block of Canal Street where 11 people were reported injured from gunshots early Sunday morning in New Orleans, La. Sunday, Dec. 1, 2019.

Nga të shtënat e kanë pësuar 10 persona që u plagosën dhe mbetën në rrugë të mbuluar në gjak, ndërsa qytetarë të shumtë janë fshehur pas veturave duke i shfrytëzuar si mburojë derisa u shfaqen forca të shumta të policisë.

“Ishte situatë kaotike. Shumë njerëz vraponin në të gjitha drejtimet e mundshme”, ka deklaruar një roje i një hoteli që ishte dëshmitarë i kësaj ngjarje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme