Google ADS

Javier Hernandez sytë ka kampionati amerikan

09:28 | 3 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Sevillas, Javier Hernandez është i hapur për t’iu bashkuar ndonjë klubi amerikan në MLS.

31-vjeçari ka shënuar vetëm tri gola që nga transferimi në afatin veror nga West Ham për 8.7 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur për ligën amerikane, Hernandez tha se është i hapur për të gjitha ofertat, pasi e cilëson çdo ligë si mundësi.

“Po sigurisht. Jam gjithmonë duke menduar për të ardhmen time. Dua të jem i hapur andaj mendoj për çdo mundësi”

“MLS është ligë që po përmirësohet. Çdo ligë është mundësi”

Këtë sezon Hernandez ka zhvilluar vetëm tri ndeshje për gjigantin spanjoll, ngase në formacionin e parë po luan  Luuk de Jong.

Ndërsa për Kombëtaren e Meksikës ka shënuar 52 gola në 109 paraqitje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme