Google ADS

Ahmeti: LDK i është imponuar VV-së

00:24 | 3 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Mos arritja e marrëveshjes mes LVV dhe LDK ka qenë temë diskutimi sonte në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Analisti politik, Arben Ahmeti ka thënë se në bazë të 100 pikave të negociuara LDK ka arritur t’i merr 70% prej tyre.

Ai ka thënë se të shtunën pothuajse gjithçka ka qene në rregull dhe sipas tij marrëveshja ishte gati, përcjell Telegrafi.

“Ndryshimi i pozicionit ka ndryshuar dje kur pas një mbledhje të gjatë në Vetëvendosje, u mendua se partia e dytë po merr më shumë pushtet se partia e parë”.

Ahmeti thotë se LDK edhe ndarjen e ministrive e ka negociuar shumë mirë. Ai thotë se në asnjë ministri partitë nuk do të kenë pushtet maksimal.

“Shembull. Nëse VV merr Ministrinë e Brendshme, LDK do ta ketë Komandantin e Policisë. Atëherë ministrit të VV-së i mbetet vetëm të shpërndajë pasaporta. Gjithçka që është ndarë është në mënyrë të tillë që VV nuk do të ketë kontroll”.

Ahmeti thotë se pikërisht për këto arsye Vetëvendosje është zmbrapsur nga pozicioni i së shtunës që sipas tij pothuajse gjithçka ishte kryer.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini thotë se edhe në programin ekonomik, LDK ka implementuar pothuajse 80% të programit të saj në raport me VV-në.

“Nëse janë pajtuar LDJ dhe Vetëvendosje për 100 dëshira, 70 prej tyre janë të LDK-së”, ka thënë më tej Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme