Ka qenë shumë vështirë për Barcelonën që të zëvendësojnë Andres Iniesta dhe Xavi në mesfushë, pavarësisht që kanë transferuar disa mesfushorë me klas botëror.
Sergio Busquets mbetet në formacionin e parë, mirëpo nuk dihet e ardhmja e Arturo Vidal.
Vidal ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadër gjatë sezonit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Sipas ESPN, Barcelona ka filluar të këtë frikë se mund të humbasë kilianin në afatin e janarit.
Ka spekulime që Inter po shfaq interesim të madh, mirëpo trajneri Ernesto Valverde po e sheh si lider lojtarin dhe nuk dëshiron ta humbasë.
Lojtari gjithashtu ka pranuar se mund të largohet nëse nuk e sheh vetën lojtar të rëndësishëm në skuadër.
Sezonin e kaluar kiliani ka luajtur 50 ndeshje derisa këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje duke përfshirë katër ndeshje në Ligën e Kampionëve./arbresh.info
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...