Lista Serbe: Aktakuza nuk ofron prova faji, veçanërisht jo kundër nënkryetarit serb, Milano Radoiçiq

18:10 | 2 Dhjetor 2019
L G

Lista Serbe ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj gjashtë personave të dyshuar lidhur me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Kjo parti, e cila ka mbështetjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, vlerëson se ngritja e këtyre aktakuzave me ‘qëllimin për të larguar vëmendjen e publikut në Prishtinë nga puna e Gjykatës Speciale’.

“Si rregull, kur bëhet fjalë për gjyqësorin e Kosovës, përveç motiveve politike, aktakuza nuk ofron prova faji për asnjë prej të akuzuarve, veçanërisht jo kundër nënkryetarit serb Milano Radoiçiq, përndjekja e të cilit nga Kosova ka për qëllim dobësimin e rezistencës së popullit serb”, thuhet ndër të tjera në reagim./arbresh.info

              Milan Radojicic 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme