Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka pranuar se sulmuesi Sergio Aguero do të humbasë ndeshjen kundër Manchester United.
Argjentinasi pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Chelseas dhe ky lëndim i ka shkaktuar të mos luajë në dy ndeshjet e radhës, transmeton portali arbresh.info.
Një gjë e tillë është pranuar nga tekniku spanjoll i cili ka thënë se sulmuesi do të humbasë derbin anglez, derisa Ilkay Guendogan do të humbasë ndeshjen ndaj Burnley për shkak të suspendimit.
“Aguero nuk është i gatshëm për derbinë. Pas derbit, do të shohim. Guendogan është gjithashtu i suspenduar dhe do të mungojë të martën”, ishte njoftimi i faqes zyrtare të Manchester City në Twitter.
City për momentin është në vendin e tretë në tabelë me 29 pikë, tri me pak se Leicester City ndërsa 11 me pak se lideri Liverpool./arbresh.info
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi