Bebe Rexha para disa orëve ka arritur në Shqipëri për t’i parë nga afër të prekurit nga tërmetet e së martës, që lanë të vdekur mbi 50 persona, qindra të lënduar e po ashtu edhe dëme të mëdha materiale.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore udhëtoi drejt trojeve shqiptare për t’i sjellë fondet e grumbulluara e njëherësh t’i vizitojë edhe familjet që do ua rindërtojë shtëpitë.
Ajo fillimisht zgjodhi familjen Musa për t’iu rindërtuar shtëpinë, e pas tyre zgjodhi edhe familjen Bushi, duke publikuar në rrjetet sociale pamje nga shtëpitë e tyre të dëmtuara, që siç shihet duhet rrënuar dhe ndërtuar nga fillimi.
“Shtëpia e dytë që do të rindërtojmë është e familjes Bushi”, ka shkruar në njoftimin e saj 30-vjeçarja në Instagram, ndërkohë që shfaqet me disa anëtarë të kësaj familjeje me përshkrimin e fotos, “Familja Bushi”.
Bebe arriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00, ndërsa aty e ka pritur edhe Zonja e Parë e shtetit, Monika Kryemadhi.
E njëjta gjithashtu ka dhënë një intervistë lidhur me arritjen e saj në vendin amë dhe për planet e të ardhmes.
Këngëtarja shqiptare gjatë intervistës është shprehur se do dëshironte të vinte edhe në Kosovë.
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët