Giggs e ndalon Bale të luajë golf, kjo është arsyeja

17:38 | 2 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs ka ndaluar sulmuesin e Real Madrid, Gareth Bale të luajë golf gjatë Euro 2020.

Sipas The Times, Giggs është i shqetësuar që uellsiani mund të lëndohet duke luajtur golf dhe kjo do të kishte efekt të madh në karrierën e lojtarit, transmeton portali arbresh.info.

Bale ndonjëherë luan golf me mesfushorin e Juventusit, Aaron Ramsey dhe portierin e Crystal Palace, Wayne Hennessey.

Disa spekulime thonë se në muajin e fundit, Bale ka qenë duke luajtur më shumë golf se futboll.

Për momentin Bale është duke luajtur me Real Madridin, derisa ndeshjen e radhës do të luajnë kundër Espanyol në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme