Google ADS

Personat me nevoja të veçanta më të diskriminuarit në Kosovë

17:14 | 2 Dhjetor 2019
L G

Kontribut të jashtëzakonshëm në përkrahjen e realizimit të programit të HANDIKOS kanë ofruar partneret ndërkombëtar si “Handicap International”, “OXFAM”, Agjencioni Finlandez FIDIDA, Qeveria e Finlandës, dhe Ambasada e Finlandës, Organizata Italiane  “Onlus Ëamba-Athena”, “Onlus Roberto Bazzoni”, “Save The Children”, UNICEF, Agjensioni Evropian per ndërtime dhe rindërtim, etj.

Ndërsa nga viti 2004, HANDIKOS në mënyrë modeste e kanë përkrahur edhe disa komuna të Kosovës dhe donatorë lokal. Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës është themeluar në vitin 1983, me iniciativën e Halit  Ferizit, kryetar i atëhershëm i shoqatës dhe më vonë lider i lëvizjes së aftësisë së kufizuar në Kosovë, së bashku me një grup të qytetarëve me aftësi të kufizuara.Objektivë kryesore e kësaj shoqate është përmirësimi i të drejtave dhe i standardeve të jetesës së personave me aftësi të kufizuar në Kosovë përmes veprimit në fushën e mbrojtjes shëndetësore, sociale dhe të punësimit.

Ndryshe, nesër më 3 dhjetor shënohet dita e HANDIKOS, ku do të shfaqën shumë aktivitete nga personat me aftësi të veçanta.

Personat me nevoja të veçanta janë më të varfëritë dhe më të diskriminuarit në Kosovë, e krejt kjo për shkak të mos funksionimit të ligjeve.

Kështu ka thënë në një intervistë për drejtori qendror i HANDIKOS, Afrim Maliqi, sipas të cilit tha se institucionet qeveritare nuk japin përkrahje afatgjate për HANDIKOS, përkrahin vetëm ndonjë projekt dhe kur përfundon projekti përfundon edhe shërbimi.Maliqi tha se personat me nevoja të veçanta janë më të varfëritë dhe më të diskriminuarit në Kosovë, e krejt kjo për shkak të mos funksionimit të ligjeve.

“Ligji për qasje apo infrastrukturën e personave me aftësi të kufizuar që nuk zbatohet fare, ligji për punësime për personat me aftësi të kufizuar ende nuk ka filluar të zbatohet, përfshirja e fëmijëve në edukim është jashtëzakonisht e vogël dhe është me thanë brengë tepër e madhe si për neve, si për institucionet e tona dhe personat me aftësi të kufizuara, mund të them lirishtë se janë grupi më i varfër në vendin tonë, njëkohësisht edhe janë të diskriminim këtë e mbështesin edhe nga ligji i mbrojtjes nga diskriminimi i cili thekson se nëse një person me aftësi të kufizuara nuk mundë të marrë shërbime për shkak të qasjes, atëherë konsiderohet diskriminim”, shtoi Maliqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme