LDK-ja e Lutfi Haziri në Gjilan po kultivon urrejtje ndaj banorëve të Kosovës Lindore që jetojnë në Gjilan.
I nderuari Akademik z. Isa Mustafa, me këtë letër publike duam t’iu njoftojmë se ka disa vite që në Gjilan nga udhëheqja e insititucioneve të Gjilanit të drejtuera nga LDK-ja e Lutfi Haziri në Gjilan është kultivuar urrejtja patologjike ndaj banorëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Gjilan.
Krejtë kjo mbjellje e urrejtjes po ndodhë në prani të nënkryetarit tuaj z. Lutfi Haziri, i cili e ka gojën plot bashkim të Preshevës me Kosovën, kurse në realitet është ai i cili nuk ndërrmerr as edhe një veprim të vetëm në parandalimin e kësaj politikë nxitëse të autoracizmit.
Kryetar Mustafa, ditët e fundit unë Kushtrim Kadriu kryetar i Lëvizjës “Vatra” u kërcënova me vdekje nga një aktivist i LDK-së, kjo është shqetësuese se politikat nxitëse të Lutfi kanë krijuar dhe “Mosntra” të cilat janë në gjendje të kryejnë edhe akte dhune për interese të tij.
Ju bëjmë thirrje të merrni masa në këtë drejtim, pasiqë imazhi i juaj dhe LDK-së po dëmtohet. Gjilani e Kosova, LDK-në e njohin si parti të paqes e jo siç është shndërruar tani në parti të përhapjes së fyerjes, dhunës dhe ksenofobisë.
Kryetari Lutfi Haziri bashkë me vartësit e tij, duhen të distancohen nga vetëracizmi, paragjykimi, stereotipi dhe diskriminimi ndaj preshevarëve në Gjilan.
Kryetar i Lëvizjës “Vatra”, Kushtrim Kadriu
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...