Edi Rama flet me banorët e Kënetës në Durrës, disa media i quan kriminelë

16:49 | 2 Dhjetor 2019
L G

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka kërcënuar disa qytetarë të Kënetës në Durrës, deri sa po dëgjonte hallet e tyre.

“Kriminelë, kriminelë janë” u shpreh Rama.

Kjo deklaratë e tij,  erdhi deri sa po dëgjonte rrëfimin e një qytetari, babai i të cilit kishte vdekur rrugës për në spital, pasi ishte larguar nga spitali në të cilin kishte qenë më parë, pas raportimeve në media se ka rrezik për rrëzim të spitalit.

“ Ai pësoi tronditje, ne e sollëm në spital, ishte në gjendje kritike, pastaj me këto lajmet gjysmë të rreme, jo po bie spitali, ne e morëm një ambulantë për të ikur në Berat dhe babai na vdiq rrugës”, u shpreh qytetari.

Qytetarët vazhdimisht pyesnin Ramën se ku do qëndron deri sa të ndërtohen dhe riparohen shtëpitë dhe banesat e tyre të shkatërruara nga tërmeti.

Rama u është përgjigjur se ata që kanë mbetur pa shtëpi, janë vendosur në hotele dhe tash do vendosen në banesa me qira, të cilën do e paguaj Qeveria Shqiptare, deri në ndërtimin e shtëpive.

Ai, madje u bëri thirrje qytetarëve të mos shikojnë televizor sepse do ua fut djallin.  Ai ua sugjeroi qytetarëve të dëgjojnë radio më mirë.

Kush nuk ka durim, mund të shkoj ta ndërtoj edhe vet, mirëpo më mirë do të ishte të prisni.

Ai në fund të takimit me qytetarët u ankua se një ditë do flas me veten e tij

“Do më bëjnë të flas me veten ndonjë ditë”, përfundoi ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme