14-vjeçari Muayyed Shabo i është dorëzuar Ushtrisë Kombëtare Siriane pasi ka ikur nga terroristët e YPG/PKK-së.
Një adoleshent që ishte detyruar t’i bashkangjitet organizatës terroriste YPG/PKK, ka ikur gjatë operacionit antiterrorist të Turqisë në veri të Sirisë dhe i është dorëzuar Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), raporton Anadolu Agency (AA).
14-vjeçari Muayyed Shabo jetonte në fshatin Katof në Ras al-Ayn në veri të Sirisë para se terroristët e YPG/PKK-së ta rekrutonin me forcë.
Shabo thotë se terroristët e YPG/PKK-së erdhën në fshatin e tij dhe i detyruan të gjithë vajzat dhe djemtë që t’i bashkohen organizatës terroriste.
“Terroristët me forcë na morrën në kampet e tyre dhe na mësonin si të luftojmë”, thotë ai.
“Terroristët rekrutonin çdonjërin që mund të mbante armë. Kishte 84 fëmijë të moshës 12-14-vjeçare në kamp”, tregon Shabo.
Shabo gjithashtu tha se terroristët i kanë stërvitur me armatim, duke i shndërruar fëmijët në luftëtarë.
“Kur fëmijët nuk mund të vazhdonin me stërvitjet, terroristët i detyronin që të gërryenin tunele”, tha ai.
Ai thotë se terroristët shpërndanin propagandë duke përdorur fotografi të Abdullah Ocalan-it, liderit të burgosur të organizatës terroriste PKK.
“Terroristët na treguan se si është formuar PKK dhe se si do të krijojnë shtetin kurd në Siri”, u shpreh Shabo.
Ai gjithashtu tregon se si u ka ikur terroristëve.
“U nisëm për në Ras al-Ayn. Kur arritëm në zonën al-Mnajeer, ne ndryshuam uniformat tona ushtarake me rroba të civilëve. Ne po prisnim armët, kur unë ika me miqtë e mi dhe u fsheha në një hendek”, tha ai.
Shabo thotë se ka arritur në shtëpi pas mesnate dhe ka përqafuar nënën e tij, duke qarë gjatë gjithë kohës.
“Kur dëgjova që Ushtria Kombëtare Siriane ka çliruar fshatrat nga terroristët e YPG/PKK-së, shkova tek ata dhe ua tregova ngjarjen time, pasi e dija se jam i pafajshëm”, thotë ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...