Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, edhe një herë kanë dështuar të dakordohen në lidhje me koalicionin qeverisës.
Kurti pranoi para medieve se nuk ka një marrëveshje, pavarësisht avancimit të negociatave, raporton arbresh.info.
“Kur do ta kemi marrëveshjen e plotë do të flasim gjerë e gjatë”, deklaroi Kurti.
Sipas, Isa Mustafës, pritet përafrim në qëndrime në takimet e ardhme.
“Pritet përafrim në qëndrime. Dallimet tona do t’i tregojmë kur t’i përafrojmë”, është shprehur Mustafa.
Takimi i tyre përfundoi për rreth 10 minuta pas rikthimit nga pauza 40 minutëshe.
Një dakordim mes dy partive po shihet i vështirë në pikën për zgjedhjen e presidentit, pas përfundimit të mandatit të Hashim Thaçit./arbresh.info/
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...
Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit