Google ADS

PSG gati 136 milionë euro për yllin e Liverpoolit

16:18 | 2 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është duke konsideruar mundësinë për tu larguar nga klubi në fund të sezonit.

Egjiptiani ka qenë i mrekullueshëm gjatë karrierës në “Anfield” dhe “Reds” priten të fitojnë një shumë të madhe të parave nga shitja e tij, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Don Balon, PSG është e gatshme të humbasë dy yjet e skuadrës, Neymar dhe Kylian Mbappe verën e ardhshme dhe janë të gatshëm të paguajnë 136 milionë euro për Salah.

Shitja e sulmuesit nuk do t’i bëjë tifozët e lumtur, mirëpo Liverpool ka gjetur zëvendësimin e tij, bëhet fjalë për sulmuesin e Dortmund, Jadon Sancho.

Sipas disa spekulimeve në fund të sezonit, kampioni i Evropës do të provojë të transferojë anglezin për 100 milionë euro./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme