Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka udhëtuar drejt Shqipërisë, për t’i vizituar nga afër të prekurit nga tërmetet dhe t’i dërgojë fondet e grumbulluara për t’i ndihmuar të mbijetuarit.
30-vjeçarja ka treguar se është nisur nga New Yorku, ndërsa burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se arritja e saj drejt Tiranës është bërë përmes Romës.
“Turbulenca më e keqe që e kam përjetuar qe një kohë shumë të gjatë. O Zot. Nuk e di edhe sa mund të duroj”, ka shkruar Bebe në një postim në IsntaStory.
Ajo do të qëndrojë vetëm një ditë në vendin amë, ndërsa është zotuar që përmes fondeve të grumbulluara të ndihmojë në ndërtimin e një apo dy shtëpive.
“Objektivi im për këtë udhëtim është që të ngre vetëdijen përmes mediave në gjithë botën dhe të siguroj më shumë ndihmë për vendin dhe të gjej zgjidhjen më të mirë për paratë që i kemi grumbulluar , në mënyrë që të përdoren në mënyrën më të mirë”.
“Ndoshta do të ndërtojmë një shtëpi ose dy, nuk e di, do të shohim sa kushton dhe dua t’i vë në duart e duhura”, kishte deklaruar këngëtarja para nisjes drejt Shqipërisë. /Telegrafi/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut