Sonte me fillim nga ora 20:30 do të ndahet çmimi i madh për ‘Topin e Artë’, ku momentalisht janë në garë 30 futbollistë.
Por dy futbollistët favoritë mbesin mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk dhe gjeniu i Barcelonës, Lionel Messi.
Për qendërmbrojtësin holandez është hera e parë që ndodhet në këtë pozitë për ta fituar ‘Topin e Artë’.
28-vjeçari ka thënë se nuk ka humbës në këtë mbrëmje nëse e fiton Messi këtë çmim të madh individual.
“Nëse Messi e fiton këtë trofe atëherë nuk ka humbës në këtë mbrëmje”, ka deklaruar Van Dijk.
“Jam shumë krenar që jam në atë konkurrencë, të jem aty për mënyrën si jam paraqitur me ekipin vitin e kaluar dhe me vendin tim është diçka e bukur”, shtoi holandezi.
Ish-anëtari i Groningen, Celtic dhe Southampton ka thënë se është krenar që ka arritur deri këtu, pasi pak lojtarë kanë mundësi të jenë në këtë konkurrencë.
“Është thjesht diçka për t’u krenuar sepse pak lojtarë arrijnë në këtë mes. Po e përsëris se nuk ka humbës në këtë mbrëmje, por të shohim se çfarë do të ndodh”, përfundoi qendërmbrojtësi holandez. /Telegrafi/
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...